Arrestohen 67 refugjatë në kufi, donin të hynin ilegalisht nga Shqipëria drejt Kosovës

19 qershor 2022 | 19:44

Policia kufitare e Kosovës dhe e Shqipërisë kanë arrestuar 67 refugjatë, të cilët po tentonin të hynin ilegalisht në territorin e Kosovës, nga Shqipëria.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi në Facebook, derisa ka thënë se autoritetet policore kufitare janë duke bashkëpunuar ngushtë në zbulimin e mundshëm të ndonjë personi/personave të cilët mund të kenë qenë duke i kontrabanduar viktimat në fjalë.

Njoftimi i plotë:

Policia Kufitare e Kosovës po bashkëpunon ngushtë me autoritetet kufitare shqiptare për menaxhim efikas të kufirit shtetror

Sot me datë 19.06.2022, rreth orës 16:50, Policia Kufitare (DRPK), konkretisht Stacioni policor për mbikëqyrje kufirare- SPMK Vermicë, ka pranuar informatën se në vijën e gjelbër të pjesës së Republikës së Shqipërisë, në drejtim të Kosovës, janë vërejtur disa dhjetëra refugjatë.

Me të pranuar informacionin menjëher në bashkëpunim dhe bashkëveprim me Policinë homologe shqiptare është hartuar një plan taktik për parandalmin e tyre që mos të lejohen të hyjnë në territorin e Kosovës.

Sipas informacioneve patrullat homologe të Policisë së Shqipërisë, deri më tani kanë ndaluar 67 shtetas të huaj (refugjat) ilegal dhe janë duke u marrë me trajtimin e tyre.

Po ashtu, autoritetet policore kufitare janë duke bashkëpunuar ngushtë në zbulimin e mundshëm të ndonjë personi/personave të cilët mund të kenë qenë duke i kontrabanduar viktimat në fjalë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Biznesmeni Behgjet Pacolli, në një fjalë rasti gjatë vizitës në…