Arrestohen dy persona në Lipjan për posedim të substancave narkotike

10 dhjetor 2023 | 12:04

Dy persona janë arrestuar në Lipjan, njëri prej të cilëve është i mitur, pasi gjatë kontrollit të tyre janë gjetur dhe konfiskuar 18 paketime të vogla me substancë narkotike të llojit marihuanë.

Policia bën të ditur se u janë konfiskuar edhe 235 euro para të gatshme, një mulli, një peshore dhe dy telefona mobil.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, (njëri i mitur), pasi që gjatë kontrollit të tyre janë gjetur dhe konfiskuar 18 paketime të vogla me substancë narkotike të llojit marihuanë, 235€ para të gatshme, një mulli, një peshore dhe dy telefona mobil. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KH Rahoveci ka vazhduar dominimin në Superligën e Kosovës në…