Arrestohen tre persona në Leposaviq, policia u gjen armë, radiolidhje dhe thika

29 janar 2024 | 10:41

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona janë arrestuar në fshatin Dobro Bërdë të Leposaviqit për armëmbajtje pa leje.

Sipas policisë, të arrestuarve u janë gjetur dhe sekuestruar tri armë gjuetie të cilat nuk posedonin dokumentacion, tri radiolidhje dhe dy thika.

“Janë arrestuar tre  të dyshuar meshkuj kosovarë pasi tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar tri  armë gjuetie (për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumentacion të vlefshëm), tri radiolidhje dhe dy thika. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, KEDS ka…