Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje të armatosur në Gjakovë

15 maj 2019 | 13:20

Më 14 maj, në orën 19:30, në stacionin policor të Gjakovës është raportuar një rast “Grabitje me armë zjarri” ku nga viktima ishin grabitur të holla në vlerë prej 2 500.

Të gjitha njësitë policore janë aktivizuar në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve dhe pas dy orësh kanë arritur të arrestohen tre personat e dyshuar, dy shtetas të Republikës së Kosovës dhe njeri shtetas i Republikës së Shqipërisë.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me urdhër të së cilit personat e dyshuar mbahen në ndalim policor, ndërsa policia po vazhdon në mënyrë intensive masat operativo hetimore për të zbardhur në tërësi këtë rast dhe veprat e tjera të mundshme të këtij grupi.

“Në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë gjatë këtij muaji kanë ndodhur edhe dy raste tjera të tentim grabitjes me armë e që fal përkushtimit policor dhe qasjes profesionale këto raste janë ndriçuar dhe janë arrestuar kryesit e këtyre veprave ndaj tyre janë ushtruar kallëzime penale dhe lëndët e kompletuara janë dërguar në Prokurorinë Themelore në Gjakovë për procedim të mëtutjeshëm”, është thënë në njoftimin e policisë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester Unitedi e ka caktuar qendërmbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly,…