Arrestohen tre persona të dyshuar për tentim-vrasje

24 tetor 2019 | 17:39

Mbrëmë rreth orës 20:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Nëna Tereza” në Fushë Kosovë, saktësisht në një lokal, ka pasur një përleshje fizike.

Njëri nga personat e përfshirë në përleshje, nga mjetet e forta të cilat janë përdorur në rast, ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të cilat kanë arrestuar A. G. (28), Sh. J. (18) dhe A. J. (25), të gjithë shtetas të Kosovës.

Personi i lënduar është duke vazhduar të trajtohet në QKUK, ndërsa personat e arrestuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se ka…