Arrestohen tre serb të dyshuar për vrasjen e një shtetasi amerikan në Beograd

04 maj 2021 | 19:12

Me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd dhe në bashkëpunim me oficerët e policisë të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, tre të dyshuar u arrestuan.

Kjo për shkak të dyshimit se ata kanë kryer krimin e vrasjes së rëndë të një shtetasi amerikan, raporton B9.

Inspektorët e Departamentit të Tretë të Policisë së Beogradit në mënyrë efektive hedhin dritë mbi vrasjen që ndodhi mbrëmë në Zvezdara të Beogradit. Ata arrijnë t’i zbulojnë të dyshuarit pasi që ata janë takuar së bashku në një vend të fshehtë, por që kanë ra në gjurmët e policisë beogradase.

Të arrestuarit janë të moshave të ndryshme GJ. В. (1964), R. B. (1986) dhe M. .. (1983) dhe akuzohen si të dyshimit se ata kanë kryer krimin e vrasjes së rëndë kundër një shtetasi amerikan 54-vjeçar.

Pas miratimit të zëvendësprokurorit të Prokurorisë së Lartë në Beograd, të dyshuarit u ndaluan për 48 orë dhe do të merren në pyetje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasdite në Sarajevë, më saktësisht në vendbanimin Marijin Dvor, disa…