Arrestohet 34-vjeçari në Gjilan, kjo është arsyeja

08 shkurt 2023 | 11:14

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në Gjilan ka arrestuar A.R., 34-vjeçar.

Ai ishte i kërkuar nga Gjykata me dënim burgimi prej një viti e 15 ditë për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Pas përfundimit të dokumentacioni, 34-vjeçari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 08.02.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar shqiptar kosovar A.R. (1989).

Ai ishte e kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me dënim burgimi prej një (1) vit e pesëmbëdhjetë (15) ditë për veprat penale “Vjedhje e rëndë”.

Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Joe Biden i ka ftuar republikanët të ndihmojnë…