Arrestohet ish-kryetari i Federatës Maqedonase të Futbollit, Muhamed Sejdini

23 prill 2026 | 11:21

Ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut (FFM), Muhamed Sejdini është arrestuar të enjten. Sipas raportimeve, Sejdini dyshohet për shpërdorimin e 700 mijë eurove, të cilat UEFA i kishte ndarë për ndërtimi e një tribune në një stadium në Ohër.

“Zyrtarë policorë nga Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë dhe Departamenti i Policisë Kriminalistike, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike në Shkup, e kanë privuar nga liria M.S., për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale – përvetësim dhe keqpërdorim”, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut.

Sejdini e kishte marrë drejtimin e FFM-së në vitin 2018. Nën drejtimin e tij, Maqedonia e Veriut e kishte arritur suksesin më të madh në histori duke u kualifikuar në Euro 2020. Ai ishte larguar nga posti në vitin 2024, pasi i kishte përfunduar mandati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jeta Berisha shpalle te pavlefshme diplomen dhe deftesat e shkolles…