Arrestohet kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe

06 korrik 2021 | 12:38

Kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, është vënë në pranga me urdhër të SPAK-ut këtë të martë.

Sipas burimeve të “A2”, ai është arrestuar pasi ka dyshime se është përfshirë në korrupsion.

Bashkë me Tushen janë arrestuar edhe 10 persona të tjerë.

Tushe drejton prej 3 mandatesh bashkinë e Lushnjës. Më 31 dhjetor 2019, Tushe mbeti i plagosur në zyrë, pasi shoferi i tij, Gëzim Saraçi, pas një debati kishte hedhur një granatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brazili është skuadra e parë që ka siguruar një vend…