Arrestohet një logoped në Podujevë, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një vajze të mitur

13 gusht 2023 | 09:23

Një logoped dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një vajze të mitur në Podujevë.

Policia bën të ditur se rastin e ka raportuar nëna e vajzës së mitur.

Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar logopedin e dyshuar.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ndaj vajzës së saj të mitur ishte ushtruar dhunë fizike (kapur për flokësh) nga logopedi, i dyshuari mashkull kosovar ku ishte duke u trajtuar viktima. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shtetas polak ka sulmuar fizikisht dy persona të shtunën…