Arrestohet një person i dyshuar për shmangie nga tatimi, s’pagoi mbi 700 mijë euro

15 nëntor 2019 | 14:30

I dyshuari me iniciale A. M është arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për veprën penale “shmangie nga tatimi”, në shumën prej 744,321.91 eurosh.

Me datën 23.04.2019 në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit  (DHKEK), është pranuar informata se një i dyshuar është duke kryer veprën penale ‘shmangie nga tatimi’.

“Pas analizimit të informatave nga hetuesit e DHKEK-së, janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe në bashkëpunim me zyrtarët e ATK-së është vërtetuar se i dyshuari i lartcekur ka kryer veprën penale në periudhën kohore 2015-2016, duke dëmtuar në këtë mënyrë buxhetin e Kosovës prej 744,321.91 euro”, njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sipas këtij njoftimi, personi i dyshuar i arrestuar lidhur me këtë rast është A. M. lindur më 1986. “Sot, me 15 nëntor 2019, pas intervistimit të të dyshuarit të lartcekur, në konsultim dhe me urdhër të Prokurorisë Themelore Mitrovicë, të dyshuarit të lartcekur i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve”, thuhet në njoftim.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda është i zhgënjyer pas humbjes…