Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë

10 nëntor 2022 | 15:37

Sot nga njësite policore të stacionit Qendra në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për një rast vjedhje e rëndë që është raportuar më 7 nëntor.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha” në Prishtinë, saktësisht në një depo ku janë vjedhë barna dhe disa pajisje (në total arrijnë një vlerë rreth 2000 euro)

“Puna e hetuesve të stacionit policor qendra, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të gjejnë dhe sekuestrojnë një sasi të barnave si dhe të arrestojnë personin e dyshuar: – S.K. mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit e stacionit policor qendra po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të bashkëpunimit me KFOR-in, komandanti i Forcës së…