FSK-ja dhe KFOR-i rikonfirmojnë zgjerim të bashkëpunimit

10 nëntor 2022 | 15:30

Në kuadër të bashkëpunimit me KFOR-in, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia.

Të dy gjeneralët kanë diskutuar për bashkëpunimin në mes të FSK-së dhe KFOR-it dhe janë zotuar që këtë bashkëpunim ta zgjerojnë edhe më tej, në të mirë të paqes dhe sigurisë në vend dhe më gjerë.

Gjeneral Jashari e ka informuar gjeneralin Ristuccia për zhvillimet në FSK, angazhimet që po bëhen në kuadër të ngritjes së kapaciteteve në fazën e dytë të tranzicionit, dhe bashkëpunimin e ngushtë me NALT.

Pjesë e diskutimit mes dy gjeneralëve ka qenë edhe situata aktuale në vend dhe më gjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor, që operon në kuadër të…