Arrestohet një person në Gjilan, ishte në kërkim

24 mars 2023 | 10:52

Policia ka bërë me dije se kanë arrestuar një person në Gjilan, pasi i njëjti ishte në kërkim.

Sipas njoftimit të policisë, personi i arrestuar i është dërguar në mbajtje dhe i është bastisur shtëpia.

“Gjatë kontrollimit tek i dyshuari nga zyrtarët policor është gjetur dhe konfiskuar një revole e tipit ‘Gardinof’ e kalibrit 7.65 mm, një fishek i kalibrit 7.65 mm, një karikator dhe një brisk si dëshmi për gjykatën. I dyshuari pas arrestimit është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës”.

“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe rasti me kallëzim penal do të përcillet në Prokurorinë Themelore” ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen…