Arrestohet një person në Klinë, rrahu nënën dhe motrën e tij të mitur

08 shkurt 2024 | 11:16

Një mashkull është arrestuar në Klinë, pasi që pas një mosmarrëveshje,  kishte ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe motrës së tij të mitur.

“Klinë  06.02.2024-23:00.  Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari  i mitur mashkull kosovar,  pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj  nënës së tij dhe motrës së tij e mitur, dy viktimave femra kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka komentuar në mënyrë…