Arrestohet një person për fajde në Shtime

05 janar 2024 | 10:40

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 4 janar rreth orës 14:20 policët e stacionit në Shtime, në rrugën ‘Ymer Devetaku’’ në Shtime kanë arrestuar personin A.R ( M/K) i moshës 39-vjeçar, nën dyshimin për dhënie të fajdes.

I dyshuari fillimisht kishte sulmuar viktimën me një mjet të fort, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe më pas viktima kishte raportuar në polici, se nga i dyshuari kishte marrë para me fajde dhe nuk kishte arritur të kthej shumën e cakatuar të parave prej 7000 euro, në emër të fajdes.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit për krime të rënda është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në motin e keq dhe rrugët e dëmtuara, ekipet e…