Arrestohet shefi i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë

24 shkurt 2021 | 10:13

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, saktësisht në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.

Telegrafi mëson se në aksionin që po zhvillohet në AZHB, është arrestuar ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agim Nuha, i cili është në këtë pozitë nga shkurti i vitit 2020.

Aksioni është duke vazhduar, ndërkaq pritet arrestimi i disa zyrtarëve në këtë ministri.

Aksionin e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ndërsa në vendngjarje është edhe kryeprokurori i Prishtinës, Kujtim Munishi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë vit KEDS-i do të investojë në vlerë prej 6.3…