Arrestohet shoferi nga Shkupi, dyshohet se shkaktoi aksidentin në Lepenc

18 qershor 2023 | 14:29

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, ka dhënë detaje për aksidentin e së shtunës që ndodhi në rrugën Shkup – Bllacë.

Në aksident ishin të përfshirë dy vetura, “VW Touran”, me targa të Shkupit dhe vetura e tipit “BMW” me targa të Kosovës.

Kjo e fundit e humbi drejtimin dhe ka përfundoi në lumin Lepenc.

Në një përgjigje nga MPB-ja e Maqedonisë së Veriut për Klankosova.tv bëhet e ditur se është arrestuar B.B, shoferi i veturës me targa nga Shkupi, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin.

Njëra nga anëtarët e familjes Pacolli ka arritur që të dal nga vetura.

“Pas aksidentit pasagjeri S.P është nxjerrë nga lumenjtë dhe është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” ku nga ana e mjekut janë konstatuar lëndime trupore”, thuhet në përgjigje.

Derisa tre anëtarët e tjerë të familjes po kërkohen ende. “Ndërsa për tre pasagjerët e tjerë janë në kërkim nga Departamenti i Policisë Operacionale Speciale”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoambulanca e Shtëpisë së Shëndetit në Graçanicë, me targa të…