Arrihet marrëveshja AAK-PShDK në Gjakovë

09 nëntor 2021 | 17:42

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Gjakovë dhe Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PShDK) kanë arritur marrëveshje për ta mbështetur Ardian Gjinin për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e 14 nëntorit.

Burime të gazetës “Epoka e re”, kanë bërë me dije se kjo marrëveshje do të nënshkruhet sonte (e martë).

Sipas këtyre burimeve, rol të madh në arritjen e kësaj marrëveshjeje ka luajtur nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj.

PShDK-ja në zgjedhjet e 17 tetorit ka marrë 4 mijë 367 vota për Kuvendin Komunal të Gjakovës.

Në garën për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini i AAK-së do të përballet me Mimoza Kusari-Lilën nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ardian Gjini në raundin e parë të zgjedhjeve ka marrë 45.76 për qind të votave,  ndërsa Mimoza 37.20 për qind të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka kërkuar nga gjyqtari…