Arrihet marrëveshja për funksionalizimin e spitalit të Podujevës

23 gusht 2019 | 12:58

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, dr. Basri Sejdiu, dhe kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu, kanë nënshkruar marrëveshje për funksionalizim të spitalit të përgjithshëm në Podujevë.

Qëllimi i kësaj marrëveshje të bashkëpunimit është ndërtimi dhe funksionalizimi i plotë i spitalit të përgjithshëm në komunën e Podujevës.

Marrëveshja parasheh që komuna e Podujevës, në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi, të siguroj dhënien në shfrytëzim të parcelës dhe të objektit ekzistues ShSKUK-së, për funksionalizim të spitalit të përgjithshëm të Podujevës.

Po ashtu, komuna e Podujevës merr përsipër rrënimin e aneksit të objektit ekzistues shëndetësor në hapësirën përkatëse ku do të planifikohet ndërtimi i aneks-objektit të ri të destinuar për nevojat e Spitalit të Përgjithshëm të Podujevës.

Në anën tjetër, ShSKUK merr përsipër të gjitha obligimet për Spitalin e Përgjithshëm të Podujevës, që dalin nga statuti i ShSKUK-së për njësitë përbërëse te saj (Spitalet e Përgjithshme).

Në marrëveshje theksohet se ShSKUK merr përsipër ndërtimin e aneks-objektit te ri dhe përshtatjen me objektin ekzistues për nevojat e spitalit të përgjithshëm në Podujevë.

ShSKUK-ja obligohet të bëj furnizimin me pajisjet e nevojshme mjekësore në kuadër të reparteve për spitalin e përgjithshëm në Podujevë, e po ashtu, merr përsipër rekrutimin e stafit shëndetësor dhe administrativ për nevojat e spitalit të përgjithshëm në Podujevë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka thënë…