Arrihet marrëveshje për ndërtimin e shëtitores afër “Urës së gurit” në Vushtrri

12 mars 2024 | 13:33

Komuna e Vushtrrisë dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në vlerë prej 329 mijë euro për projektin shëtitorja afër “Urës së Gurit”.

Nënshkrimi i marrëveshjes u bë nga kryetarit i Vushtrrisë, Ferit Idrizi dhe ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, raporton Ekonomia Online.

Kryetari Idrizi u shpreh i lumtur për arritjen e kësaj marrëveshje, për të cilën tha se arrin vlerën prej 329 mijë euro.

Ai ka falënderuar ministrin Danka për mbështetjen që po i jep komunës së Vushtrrisë.

Ndërkaq ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, ka thënë se kjo është hera e dytë që kjo ministri bashkëpunon me komunën e Vushtrrisë, duke thënë se është i lumtur për arritjen e kësaj marrëveshje, e cila do të ndihmojë në zhvillimin më të mirë të komunës së Vushtrrisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Greqia po bëhet vendi më i preferuar i kosovarëve për…