Arrin grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova

19 korrik 2022 | 13:19

Të martën në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ka arritur grupi i parë i haxhive nga Kosova, të cilët këtë vit kryen haxhin.

Në pritje të tyre, përveç numrit të madh të familjarëve, kishte dalë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava, i cili uroi haxhitë për kryerjen e haxhit, duke lutur Zotin që t’ua ketë pranuar këtë ibadet.

Bashkësia Islame e Kosovës njofton se edhe grupet e tjera të haxhive pritet që të arrijnë në Kosovë sipas orareve të parapara.

Këtë vit nga Kosova, haxhin e kryen 741 haxhi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona është duke kërkuar një qendërmbrojtës dhe dëshira kryesore e…