Arriti deri në 637 mijë ndjekës, mbyllet profili zyrtar i Luizit në Instagram (FOTO)

22 mars 2023 | 13:04

Të gjithë fansat e Luiz Ejllit dhe ndjekësit besnikë të “Big Brother VIP” vunë re diten e djeshme një ndryshim të papritur që ndodhi në rrjetin social Instagram të këngëtarit, profil i cili që me nisjen e reality show-t ka mbledhur më shumë se 600 mijë ndjekës.

Kështu, ky profil ndryshoi emrin në Ina Ejlli, që është motra e Luizit, po ashtu edhe foton e profilit, ndërsa video-t dhe përmbajtja mbetën të njejta.

Faqja e tij e Instagramit me më shumë se 600 mijë ndjekës nuk ekziston më ditën e sotme. Luizit i është mbyllur llogaria. Nuk dihet nëse ky vendim është marrë nga motra dhe familjarët e tij, apo nga sulmet për t’i vjedhur profilin.

Arriti deri në 637 mijë ndjekës/ Mbyllet profili zyrtar i Luizit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka treguar se ka pasur…