Arsenali këmbëngul për të transferuar De Ligt nga Bayerni

29 dhjetor 2023 | 12:21

Interesimi i Arsenalit për Matthijs De List vijon të jetë i madh. Ish-mbrojtësi i Juventusit, i cili tani është pjesë e Bayern Munchen, është një nga objektivat kryesor të skuadrës angleze, por vështirë se do të arrihet të konkretizohet në merkaton e janarit.

Sipas edicionit të sotëm të “The Athletic”, ka shumë gjasa që Topçinjtë të mund të rrisin presionin për holandezin verën e ardhshme. Sezoni për qendërmbrojtësin nuk ka qenë ndër më të mirët e mundshëm. Në shumë ndeshje ka munguar edhe për shkak të problemeve fizike.

Në nëntor humbi për katër ndeshje për shkak të një dëmtimi në gju, ndërkohë që është aktivizuar vetëm në 11 ndeshje në total, ku ka shënuar dhe një gol në Bundesligë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampioni i trefishtë i botës në Formula 1, Max Verstappen,…