Arsenali kualifikohet në Kupë

27 janar 2020 | 23:12

Arsenali e ka mundur me rezultat 1-2 AFC Bournemouth në Vitali Stadium duke u kualifikuar në rrethin e pestë të FA Cup. Edhe në këtë ndeshje kanë shkëlqyer talentët e Arsenalit të cilët edhe shënuan gola që e dërguan tutje skuadrën në këtë garë

Arsenali e ka mundur me rezultat 1-2 Bournemouthin në kuadër të ndeshjes se rrethit të katër të FA Cup. Që në fillim Arsenali ishte skuadër më e mirë në këtë ndeshje dhe golin e gjeti në minutën e 5-të.

Ishte një bashkëpunim në mes të dy tinejxherëve të Arsenalit, Martinelli dhe Bukayo Saka ku ky i fundit shënoi një supergol me të majtën e tij. Saka ishte i përfshirë edhe në golin e dytë të Arsenalit në minutën e 26-të.

I riu i Arsenalit kësaj radhe ishte në rolin e asistuesit, ku shënoi Eddie Nkeitah edhe ky një i ri i Arsenalit nga akademia e tyre. Në pjesën e dytë Bournemouth luajti shumë më mirë dhe pati disa mundësi për të shënuar por këtë nuk e arritën.

Kur e arritën është shumë vonë pasi që shënuan në minutën e 4 të shtesë të takimit me anë të Sam Surridge. Pas kësaj fitoreje Arsenali do të përballet me Pourtsmouth në rrethin e pestë, ndeshje këto që do të zhvillohen nga data 3-5 mars.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Honda ka publikuar detaje të reja rreth modelit Jazz 2020,…