Arsenali mendon ta shesë Xhakën

06 nëntor 2019 | 17:39

Arsenali është duke konsideruar shitjen e mesfushorit Granit Xhaka në afatin dimëror.

Trajneri Unai Emery ka bërë me dije se Xhakës i është hequr shiriti i kapitenit, derisa në krye të “topçinjve” pritet të jetë sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang. Sipas medieve angleze, shqiptari nuk ka të ardhme në klub. “E ardhmja është e Arsenalit. Kemi ndeshje të rëndësishme të shtunën”, ka deklaruar Emery.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ankesat e paralajmëruara nga koalicioni Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e…