Art Club “Rifat Kukaj” shpall konkurs letrar për poezi

30 janar 2024 | 22:28

Me rastin e organizimit të Edicionit X  të manifestimit letrar “Vjeshta dhe vargjet”,  i cili organizohet nga Asociacioni i Letrarëve dhe Artistëve Art Club “Rifat Kukaj” në Drenas, e në kujtim të poetit Rifat Kukaj, Art Club “Rifat Kukaj” shpall konkursin letrar për poezi:

Për poezitë e shpërblyera ndahen:

  1. Çmimi i parë
  2. Çmimi i dytë
  3. Çmimi i tretë

Kriteret e konkursit:

  1. Të drejtë pjesëmarrjeje në konkurs kanë të gjithë krijuesit letrarë pa dallim moshe. Krijimet duhet të jenë të shkruara në gjuhën shqipe.
  2. Konkurruesit duhet të konkurrojnë me vetëm një poezi e cila nuk është e publikuar deri më tani në revista, gazeta apo portale.
  3. Poezia nuk duhet të kalojë më shumë se 30 vargje dhe duhet të jenë me shifër, ndërsa autorësinë duhet ta dëshmojë me kopje, ditën e mbajtjes së manifestimit.
  4. Dërgimi i poezive bëhet në emalin: [email protected], dhe Art Club “Rifat Kukaj” merr përgjegjësinë 100% të ruajtjes së konfidencialitetit të dërguesit të poezisë.
  5. Afati i dërgimit të poezive mbyllet më 07.02.2024.
  6. Publikimin e rezultateve do ta bëjë juria e konkursit ditën e mbajtjes së manifestimit.
  7. Manifestimi mbahet me datë 10,02.2024. në ora 12.00 në Bibliotekën e Shkollës së Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci” në Drenas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Babi përse e bëre këtë?!”, kjo është pyetja që 8-vjeçarja…