ARTAN GRUBI NJERIU BESNIK I ALI AHMETIT

27 tetor 2022 | 17:48

Me zoteri Artan Grubi, zevendeskryeministri i pare i
Maqedonise se Veriut.

Ndër të gjithë miqtë e përbashkët që kemi me Ali Ahmetin, e kam njohur më vonë Artan Grubin dhe jam i nderuar nga njohja jonë.

Artan Grubi është njeri serioz, që punët i merr tejet seriozisht dhe ka ndjenjën e detyrës deri në skajin e mundshëm.

Shpesh herë më thonë miqtë e mi se Artani është njeriu besnik i Ali Ahmetit. Unë do e spjegoja disi ndryshe, nga që Aliun e kam mik prej gati 30 viteve dhe tash një dekadë e gjysmë kam njohur Artanin dhe e di miqësinë e tyre.

Artan është mbi të gjitha besnik i vizioneve, idesë së lirisë dhe së prosperitetit, të kombit dhe të popullit të tij, ndaj , pikërisht kjo ndjenjë e shumëfishtë ka qenë hallka e parë që e ka shtyrë drejt forcimit një miqësi, e cila nuk do të kishte vlerë nëse nuk do tëishin pikërisht përcaktime të tilla.

Aliu është njeri i paqtë, fisnik, i matur dhe i drejtë, vizionar dhe e di se cilat janë qëllimet e përcaktuara në rrugën e tij.

Artani i ka të tijat këto ide dhe maturi, është besnik ndaj punës, por edhe ndaj besimit.

Është në vendin e duhur.

Jam gjithnjë i nderuar në miqësinë e tij.

Respekt!

Bedri Islami,
26.10.2022

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një muaj dedikuar për ju duke ju ofruar çmime të…