Arteta: Jemi të lumtur që e kemi Xhakën

12 maj 2023 | 15:44

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta edhe një herë e ka konfirmuar se ka besim të madh në mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka.

Reprezentuesi shqiptar ka kontratë me “Topçinjtë” deri në vitin 2024, por pritet të vazhdojë edhe më tej.

“Nuk do t’u përgjigjem disa historive për Xhakën. Jam jashtëzakonisht i lumtur me Granitin, ai po bën një sezon të jashtëzakonshëm. Ky është ndoshta sezoni më i mirë që ai ka pasur në klub. Jemi vërtet të lumtur që e kemi”, ka thënë Arteta.

Ditët e fundit nëpër medie të huaja ka qarkulluar lajmi se Xhaka në verë do të largohet nga “Emirates” dhe do të transferohet në Bundesliga, ku Bayer Leverkusen e dëshiron ish-anëtarin e Baselit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës,  Albin Kurti, bashkë me ministren e Ekonomisë,…