‘AS’: Moreno ka ofertë nga Kosova

12 dhjetor 2023 | 15:15

Krahas ofertës së Kosovës, trajneri spanjoll Robert Moreno është duke shqyrtuar edhe dy oferta tjera nga klubet evropiane.

Trajneri 46-vjeçar pritet të marrë një vendim për të ardhmen e tij gjatë ditëve në vazhdim. Moreno ka marrë oferta për të drejtuar klubet si Sochi në Rusi dhe Adana Demirspor në Turqi, ka raportuar e përditshmja spanjolle “AS”.

Ish-trajneri i kombëtares spanjolle ka zhvilluar bashkëbisedime të ndryshme me drejtuesit e klubeve si dhe me kryetarin e FFK-së, Agim Ademi, ndërsa pritet të marrë një vendim final për të ardhmen e tij gjatë ditëve në vazhdim.

Sipas raportimit nga “AS”, Moreno ka pak gjasa të pranojë ofertën e Kosovës. Opsioni i drejtimit të një klubi po shihet si më i mundshëm për teknikun spanjoll sesa drejtimi i kombëtares. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që ai të pranojë ofertën e FFK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Djali i Haxhi Shalës, Flakroni, ka reaguar për arrestimin e…