Asambleisti i PDK-së në kuvendin komunal të Gjakovës, mban premtimet elektorale
Bekim Jupa i cili është asambleist i PDK-së në asamblenë komunale të Gjakovës, dhe njëherit edhe zv.ministër i MTI-së në Qeverinë e Kosovës, ka filluar t’i realizoj projektet e premtuara gjatë fushatës parazgjedhore që janë mbajtur në vitin 2017.
Ai në një postim të tij në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se ka përuruar premtim e parë të tij elektoral.
Ja postimi i tij i plotë:
Të gjitha projektet që unë i kam premtuar gjatë fushates parazgjedhore, do t’i realizojmë së bashku një nga një. Sot, përuruam kërcimoren te Ura e Fshejtë në Gjakovë, deri sa në ditët në vijim do të përurojmë edhe shumë projekte tjera.
Si asambleist i PDK-së në Kuvendin Komunal te Gjakovës, por edhe si zevendësminister i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës gjithmonë do të jem ne shërbimin tuaj.
Urime!