Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

16 prill 2024 | 20:04

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot ka votuar pro për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Për t’u miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës duheshin një shumicë prej 2/3 të votave të anëtarëve të pranishëm në mbledhje.

Pas votimit të Asamblesë Parlamentare atëherë çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës.

Takimi i radhës i Këshillit të Ministrave do të zhvillohet në mesin e muajit maj të këtij viti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja nga Turqia në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës,…