Asamblistet e Vetëvendosjes e votojnë kryesuesen e PDK-së në Prizren

23 dhjetor 2021 | 16:42

Shqipe Shatri dhe Nazife Kokollari, që të dyja asambliste nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, kanë votuar kundër vendimit të partisë Lëvizjes Vetëvendosje, duke e mundësuar zgjedhjen e kryesueses në Kuvendit Komunal nga radhët e PDK-së Antigona Bytyqi.

Përveç këtyre asamblisteve të VV-së, votën për e ka dhënë edhe asamblistja e Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Prizren Kujtesa Shatri, e për të cilën LDK-ja ka vendosur ta përjashtoj nga partia.

Ngjashëm sikurse në rastin e asamblistes nga LDK, Kujtesa Shatri, edhe Shqipe Shatri mësohet se e ka burrin ushtrues të detyrës së drejtorit në një shkollë fillore në Komunën e Prizrenit, më saktësisht në fshatin Krajk.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trupi gjykues i Gjykatës Speciale ia ka vazhduar paraburgimin dy…