Asamblisti Munib Durguti aderon në PDK

27 gusht 2019 | 15:57

Sot Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i bashkohet juristi dhe asamblisti i Kuvendit Komunal në Rahovec, Munib Durguti, i cili rrjedh nga një familje e mirë, e shquar dhe atdhetare.

Kryetari i PDK-së në Rahovec, Idriz Vehapi, ia ka uruar mirëseardhje në familjen më të madhe politike në komunë dhe në mbarë vendin.

“Munib Durguti është një figurë e vlefshme për PDK-në dhe komunën e Rahovecit, pasi vetëm me njerëz të ndershëm dhe punëtorë, mund t’i kontribuojnë të mirës së përgjithshme”, është thënë në njoftimin e PDK-së në Rahovec.

Image preview

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, i shoqëruar nga…