Asfaltohet rruga ‘Hakif Zejnullahu’

24 nëntor 2023 | 16:36

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Bahri Selimi kanë përcjell nga afër asfaltimin e rrugës ‘Hakif Zejnullahu’, e cila po rigjenerohet tërësisht me asfaltim të ri, ndërtim të trotuareve, shtegun për biçiklistë, gjelbërim, ndriçim, trotuar për persona të verbër.

Vlera e projektit është rreth 350 mijë euro, me gjatësi 940metra.

Kryetari Bulliqi i ka uruar banorët e kësaj zone për realizimin e këtij projekti, si dhe i ka uruar edhe qytetarët e zonave përreth që shfrytëzojnë këtë segment të rëndësishëm rrugor për qarkullim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet 26.11.2023 Punime në…