Asfaltohet rruga te ‘Tranziti i vjetër’ në Prizren

03 shtator 2018 | 18:01

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë me dije se ka filluar asfaltimi  i rrugës “Tranziti i vjetër”, përkatësisht prej hyrjes “Prizren veri” deri  në Lubizhdë.

“Këto ditë Drejtoria e Shërbimeve Publike ka filluar me asfaltimin e rrugës ‘tranziti i vjetër’, përkatësisht prej hyrjes ‘Prizren veri’ e deri në Lubizhdë. Kjo pjesë e rrugës ka qenë e amortizuar tërësisht dhe ka pasur denivelizime, gjë që ka shkaktuar mbledhje të ujërave dhe aksidente në trafik. Me intervenimet e fundit do të evitohen këto defekte në rrugë. Projekti po zhvillohet në tri faza dhe pritet të përfundojë brenda dhjetë ditësh”, ka shkruar Haskuka në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: one or more people, people standing and outdoorImage may contain: one or more people, sky and outdoorImage may contain: 2 people, people standing and outdoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka…