ASK-ja: 88.8 për qind e familjeve në Kosovë kanë qasje në internet

25 janar 2018 | 19:57

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar për herë të parë rezultatet e Anketës së përdorimit të Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK) për vitin 2017.

Ky publikim ofron të dhëna për shfrytëzimin e teknologjisë informative dhe komunikimit në tërë territorin e Republikës së Kosovës nga ekonomitë familjare dhe individët e kategorisë 16-74 vjeç.

Nga rezultatet e dala nga ky publikim, në vitin 2017 ekonomitë familjare në Kosovë kanë pasur qasje në kompjuterë 61.3 për qind, përderisa 38.7 për qind e tyre janë deklaruar se nuk kanë pasur qasje në asnjë lloj pajisje elektronike kompjuterike (si: “desktop”, “laptop”, “netbook”, “tablet” etj.), duke përjashtuar telefonat e mençur.

Ndërsa qasje në internet në shtëpi, nga çfarëdo lloj pajisjeje, kanë pasur 88.8 për qind të ekonomive familjare. Kurse përdorimi i kompjuterit dhe i internetit nga individët rezulton të jetë 38.7 për qind, ndërsa përdorimi i internetit 82.9 për qind.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka…