ASK-ja: Më shumë energji është konsumuar në nëntor të vitit 2023 sesa në nëntor të vitit 2022

23 janar 2024 | 16:42

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Energjisë” për muajin nëntor 2023 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Në njoftimin e ASK-së është thënë se më shumë energji është konsumuar në nëntor të vitit 2023 sesa në nëntor të vitit 2022.

“Gjatë muajit nëntor të vitit 2023, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 648.95 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 432.84 GWh ose 5.49 për qind më shumë sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak. Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 18.75 për qind”.

“Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 5.06 mijë ton ose 16.04 për qind më pak sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak. Pasqyra e prodhimi, konsumit dhe raporti i energjisë elektrike në nëntor 2023 me nëntor 2022”, ka njoftuar ASK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania ka aprovuar ligjin që ua lehtëson qytetarëve të marrin…