ASK: Shënojnë rënie çmimet e prodhimeve blegtorale

04 gusht 2021 | 16:30

Në tremujorin e dytë 2021, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale pati rënie me 8.64 për qind, ka bërë të ditur sot në raportin e saj më të ri Agjencia Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas ASK-së, në Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi thuhet se indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore gjatë kësaj periudhe pati rënie me 5.86% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020.

Ndërkaq, indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore pati rënie me 7.80%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. “Ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë. Grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma dhe vendet të tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen. Prodhimet, të cilat krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale”, është thënë në raportin e ASK-së, duke shtuar se në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë.

“Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në euro dhe njësitë matëse janë në: kg, litër dhe cope”, thuhet në raport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova është zgjedhur lojtari  më i…