Asllani i bën gati valixhet, Besiktasi e blen mesfushorin shqiptar vetëm me një kusht

15 prill 2026 | 13:23

Besiktasi po reflekton mbi blerjen e kartonit të Kristjan Asllanit. Mesfushori i Shqipërisë u huazua nga Inter te “shqiponjat” e Stambollit në afatin kalimtar të janarit, por duket se situata ka marrë tjetër kthesë.

Sipas mediave turke, kërkesa e Interit për ta lënë të lirë përfundimisht Asllanin është 11 milionë euro.

Mirëpo, Besiktas nuk e ka në plan të shpenzojë një shifër të tillë për shqiptarin, i cili s’po i bind ashtu siç pritej, për më tepër që forma në rritje e Yılmaz po e bën më të lehtë që ekipi turk të tërhiqet sesa të insistojë për mesfushorin kuqezi.

Klubi turk është i hapur për të blerë futbollistin e kombëtares sonë për një shifër 5-6 milionë euro, asgjë më shumë se kaq, përcjell tch.

Kjo situatë sjell goditjen e radhës për Asllanin, i cili tek Interi nuk ka më shpresë dhe i duhet të shohë për një tjetër zgjidhje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është duke realizuar garën…