Asociacioni nuk mund të jetë strukturë mbi komunale dhe as njëetnik

04 dhjetor 20:13

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Kosovës i duhen pozicione të qarta, unike, politike dhe publike, sa i përket Asociacionit të Komunave Serbe.

Ai ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe ka një vendim kushtetues që reflekton qartë pikat që bien në kundërshtim dhe rrugën që duhet ndjekur.

“Asociacioni nuk mund të jetë strukturë mbi komunale; as një etnik, duke rrezikuar karakterin multietnik të Kosovës”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë i Tahirit:

Tashmë, kur zërat për themelimin e Asociacionit po shtohen, vendit i duhen pozicione të qarta dhe unike, politike dhe publike. Me këtë rast po ndaj dhjetë pika që i konsideroj të rëndësishme me i trajtu kur flasim për këtë temë:
1. Kushtetuta e vendit e garanton të drejtën e themelimit të më shumë se një asociacioni;
2. Sistemi politik është njëshkallësh, në dy komuna ka përgjegjësi asimetrike;
3. Ligji për Vetëqeverisje Lokale dhe ai për Bashkëpunim Ndërkomunal (BNK), rregullon në esencë menyrën e bashkëpunimit në mes të komunave;
4. Legjislacioni për vetëqeverisje lokale garanton të drejta ekskluzive për komunitetet; ndërkaq ai për financa, të drejtën e financimit nga donacionet;
5. Për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe ka një vendim kushtetues që reflekton qartë pikat që bien në kundërshtim dhe rrugën që duhet ndjekur;
6. Nuk ka nevojë për zhvlerësim të marrëveshjes ndërkombëtare, por qartësi për statutin e Asociacionit në linjë me rekomandimet e GJK-së;
7. S’duhet të ketë dykuptimësi, por qartësi milimetrike;
8. Asociacioni nuk mund të jetë strukturë mbi komunale; as një etnik, duke rrezikuar karakterin multietnik të Kosovës;
9. Asociacioni nuk mund ta minojë rolin kushtetues në shtetin dhe sistemin politik e qeverisës në vend;
10. Të punësuarit nuk mund të jenë shërbyes publikë, ngase atëherë kjo duhet të akomodohet si strukturë/nivel qeverisës.
Përkundër dallimeve politike e ideologjike për çështjet e interesit nacional, nuk mund të kemi dallime, e aq më pak indiferencë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar një letër…