Astana mund të zbarkojë në Kosovë pa lojtarët serbë dhe rusë

23 tetor 2023 | 16:05

Astana mund të zbarkojë në Kosovë pa futbollistët e saj serbë dhe rusë. Klubi nga Kazakistani do ta zhvillojë të enjten ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Konferencës kundër Ballkanit në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Por, ky klub mund të mbërrijë në Prishtinë pa disa prej lojtarëve të rëndësishëm. Këtë e ka bërë të ditur trajneri i ekipit, Grigory Babayan.

“E kemi një rrugë të vështirë përpara. Do ta kemi një ndeshje me Ballkanin. Kemi probleme me fluturimin çarter. Siç e dinë të gjithë, Kosova është një shtet që nuk njihet nga Kazakistani dhe kështu me radhë. Ka vështirësi me hyrjen e lojtarëve rusë dhe serbë. Do të shohim se si do ta zgjidhim këtë. Ne duhet ta rregullojmë logjistikën dhe të rikuperohemi sa më shpejt të jetë e mundur”, ka deklaruar trajneri i Astanas për faqen zyrtare të klubit.

Ballkani dhe Astana do të përballen mes vete të enjten në Prishtinë duke filluar nga ora 18:45.

Aktualisht kampioni kosovar e sheh veten në pozitën e dytë në Grupin C me 3 pikë pas dy ndeshjeve të zhvilluara, kurse Astana është e fundit pa pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesë persona janë arrestuar në Lipjan, nën dyshimin për disa…