Aston Villa e dëshiron Sanchezin

21 qershor 2022 | 17:04

Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Manchester United, Alexis Sanchez mund të rikthehet në Premier Ligë, pasi interesim pwr shërbimet e tij ka shfaqur skuadra e Aston Villës.

Sipas “Daily Star” raportohet se trajneri, Steven Gerrard ka shfaqur interes për shërbimet e Sanchez, me këtë të fundit që nuk është në planet e Simone Inzaghit te Interi dhe largimi nga Seria A duket i pashmangshëm.

“Nerazzurrët” kërkojnë 5 milionë euro për shitjen e 33-vjeçarit, të cilit i skadon kontrata në vitin e ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ujin e “Syrit të Kaltër” të Sarandës duket i…