Aston Villa shkatërron Newcastle, shton shpresat për një vend në zonën Evropiane 

15 prill 2023 | 17:22

Aston Villa koleksionoi fitoren e pestë radhazi në kampionat. Një arritje që regjistrohet për herë të parë pas 25-vitesh teksa skuadra nga Birmingham, mposhti në shtëpi Newcastle me shifrat 3-0.

Ndeshja nisi në mënyrën e duhur për vendasit që kaluan në avantazh në minutën e 11-të me anë të Jacob Ramsey që realizoi në zonë pas një spondi të Ollie Watkins. Ky i fundit do të ishte protagonist duke shënuar golin e dytë në minutën e 64-t, teksa gjeti koordinimin e duhur edhe pse me shpinë nga porta.

Në minutën e 83-të, Watkins shënoi edhe të tretin për të vulosur fitoren e Aston Villas me shifrat 3-0 përballë Newcastle. Skuadra e Unay Emery ngjitet në kuotën e 50 pikëve në vend të gjashtë, gjashtë më pak se Manchester United i vendit të katërt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AC Milan vijon të vuajë në Seria A, teksa sot…