Astrit Fazliu përforcon Vjosën

23 qershor 2023 | 13:32

Njëri prej lojtarëve më të trofeshëm në Kosovë, Astrit Fazliu është përforcimi më i ri i skuadrës së Vjosës. Klubi nga Liga e Parë e ka prezantuar ish-sulmuesin e Dritës, Prishtinës dhe shumë klube tjera.

Astrit Fazliu edicionin e fundit ishte pjesë e Ferizajt në Superligën e Kosovës.

“Astrit Fazliu është përforcimi i madh i KF Vjosa. Astriti është ndër lojtarët më të trofeshëm në Kosovë, pesë herë kampion i Kosovës, tri herë fitues i Kupës. Me Astritin i shtojmë kualitet dhe shumë përvojë ekipit tonë. Mirësevjen Astrit në qytetin e Shtimes dhe në KF Vjosa”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Vjosës.

Fazliu, përveç Kosovës ka karrierë edhe në Partizanin dhe Flamurtarin e Shqipërisë dhe FC Shkëndija Tetovë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovës (ARBK),…