Atdheu i Përputhen akuzohej në 4 shtete për trafik droge

17 prill 2021 | 19:14

Konkurrenti i Përputhen, Atdhe Xharavina, ka folur për herë të parë për jetën e tij private.

Ai për ‘Glamour Zone’ në TV ORA tregoi problemet që ka hasur në 4 shtete.

Vitin e kaluar janë publikuar disa foto të tuat ku të ka ndaluar policia në kufi. Pse?, ishte pyetja që iu bë.

“Ato foto janë shkrepur më parë. Dhe ma kanë bërë makinën sallatë siç i themi ne në Kosovë. Katër shtete kishin urdhër të ma çmontonin makinën sa here kaloja në kufi. Më akuzonin për narko-trafik.”

Ti e ke kryer këtë si vepër penale?

“Jo, kjo nuk është e vërtetë. Bashkë me avokatin tim, tani e kemi zgjidhur këtë problem.”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas shpalljes Kampion Evrope të xhudistit, Akil Gjakova, ka ardhur…