Atentat në Deçan, një person sulmohet me breshëri plumbash të kallashnikovit – shpëton pa lëndime

13 maj 2024 | 23:36

Një person derisa po lëvizte me makinën e tij “Jeep Granddcheroke” është sulmuar me armë zjarri që dyshohet se ishte kallashnikov.

Burime të gazetës online Reporteri.net bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur ndërmjet Junikut e fshatit Voksh, rreth orës 21:30.

Ai e ka njoftuar Policinë e Kosovës në Deçan se sulmuesi me maskë në kokë dhe i armatosur ia ka prerë rrugën dhe ka gjuajtur në drejtim të tij.

Sipas dëshmisë së viktimës dhënë në Polici, sulmuesi i ka dalë në rrugë dhe ishte në këmbë.

Predhat e plumbave e kanë goditur veturën dhe fatmirësisht viktima nuk ka psuar ndonjë lëndim.

“Ai e ka trupuar rrugën në këmbë paprimtas para veturës dhe ka shkrepur në drejtim timin. Predhat më kanë goditur në anën e majtë të veturës. Unë menjlherl e kam shpejtu ëëvizjen dhe kam ardhl në stacion.”, ka dëshmuar ai para hetuesve të stacionit policor në Deçan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Kyrylo Ovsyaniy REL Kompani të mëdha japoneze, amerikane dhe…