ATK-ja ka bërë tërheqjen e numrave potencial fitues

09 shkurt 10:46

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) më 8 shkurt ka bërë tërheqjen e numrave potencial fitues, për rimbursim të qytetarëve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për tremujorin e katërt të vitit 2017 (TM4).

“Tërheqja e numrave potencial fitues është transmetuar drejtpërdrejt në RTK, ku janë tërhequr tre numra potencial fitues, ashtu siç është e specifikuar në Udhëzimin Administrativ 01/2017. Numri i qytetarëve potencial të cilët kanë fituar për këtë periudha është 1,249”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Sipas këtij njoftimi, qytetaret të cilët posedojnë numrin potencial fitues të përzgjedhur nga tërheqja, plikon me kuponë fiskal së bashku me të dhënat e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht të mbyllur, në njërën nga Drejtoritë Regjionale të ATK-së, brenda afatit prej pesë ditë pune pas publikimit të listës në uebfaqe të ATK-së. “Dorëzimi i pikove duhet të bëhet nga data 12 Shkurt deri me 16 Shkurt 2018, nga ora 8:00- 16:00”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

http://www.atk-ks.org/wp-content/uploads/2018/02/Lista-perfundimtare-e-fituesve-09.02.2018-TM4_2017-WEB.pdf

 

 

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Selatin Novosella Adem Demaçi, ndër personalitetet më me fat në…