ATK-ja pjesë e samitit të stabilitetit financiar dhe monetar në rajon

17 qershor 2019 | 13:37

Nga data 13 deri me 15 qershor në Beçiq është mbajtur samiti rajonal me temën “Stabiliteti Financiar dhe monetar në rajon, në një klimë të rritjes së ngadalshme në Eurozonë” i guvernatorëve, ministrave të financave dhe drejtorëve të administratave tatimore. Pjesëmarrës në këtë samit ishin përfaqësues nga shtetet rajonale si: Kosova, Mali i Zi, Shqipëria, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Maqedonia.

Në panelin e Drejtorëve të Administratave Tatimore, temë diskutimi ishte “Reforma e autoriteteve tatimore dhe lufta kundër ekonomisë së hirtë, në të cilin ishte drejtor i përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj.

Në këtë samit drejtori Murtezaj ka prezantuar të arriturat e ATK-së në funksion të përmbushjes tatimore, si dhe në luftimin e dukurive të ekonomisë joformale si njëra nga rreziqet kyçe të konkurrencës së drejt në biznes.

Ndër tjera, drejtori i ATK-së ka folur edhe për sistemin tatimor të Kosovës, i cili vlerësohet relativisht i thjeshtë, me norma të ulëta tatimore, shtet me politika fiskale të orientuara drejt nxitjes së investimeve dhe prodhimit të brendshëm dhe gjithashtu krijimit të një ambienti atraktiv për investimet e huaja.

Po ashtu gjatë këtij prezantimi, Murtezaj ka folur edhe rreth stabilitetit financiar, ku në ATK ka pas një ngritje të përmbushjes tatimore dhe një trend pozitiv në të hyra, si rezultat i një partneriteti me tatimpagues, krijimit të lehtësive për tatimpaguesit e rregullt dhe hetimin e tatimpaguesve që bëjnë shmangie në pagesën e tatimeve.

Që të realizohet misioni i ATK-së është bërë identifikimi i rreziqeve të përmbushjes tatimore, janë hartuar planet operative për trajtimin e rreziqeve dhe është përshtatur shpërndarja e resurseve për trajtimin e tyre.

Ky samit është një mundësi e mirë për shkëmbimin e përvojave , si dhe krijimin e një dialogu për luftimin e dukurive negative në përmbushjen e tatimeve.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Maria Suokko (Finlandë) është emëruar Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së…