ATK-ja prezanton projektin e radhës për “Mosdeklaruesit”

30 shtator 2022 | 15:49

Administrata Tatimore e Kosovës ka hartuar projektin tjetër për “Mosdeklaruesit”, përmes së cilit do të identifikojë tatimpaguesit, të cilët nuk përmbushin detyrimet e tyre sipas ligjit, pra identifikimin e tatimpaguesve që nuk deklarojnë dhe deklarojnë me vonesë.

“Arsyeja e përzgjedhjes dhe identifikimit të kësaj kategorie të tatimpaguesve është bërë duke u nisur nga realizimi i qëllimit strategjik të ATK-së për përmirësimin e përmbushjes tatimore sa i përket deklarimit dhe deklaruesve (deklarimit ) me vonesë meqenëse kjo kategori renditet me nivel të lartë të riskut”.

“Trajtimi i mos deklaruesve dhe deklaruesve me vonesë do të realizohet përmes aplikimit të aktiviteteve, si në vijim: Masat parandaluese, dhe masat për trajtimin e mos deklaruesve. Projekti do të zgjerohet për të adresuar rreziqet e mos deklarimit dhe deklarimit me vonesë duke përdorur një gamë të gjerë aktivitetesh duke përfshirë por duke mos u kufizuar edhe në aktivitetet e vizitave dhe kontrolleve tatimore. Administrata Tatimore e Kosovës u bënë thirrje të gjithë tatimpaguesve që të deklarojnë dhe paguajnë tatimin saktë dhe në kohë”, ka njoftuar ATK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i zyrës së ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, e ka pranuar…